".dhe ato që dëgjove nga unë përpara shumë
dëshmitarëve, jepua njerëzve besnikë, që do të jenë të
aftë të mësojnë edhe të tjerë"
(2 Timoteut 2:2).
|
E Vërteta Për Sot, Shkolla e Misionit Botëror (VPSShMB), e cila ndodhet në
Searcy, Arkansas, është një organizatë qëllimi i të cilës nuk është përfitimi
por evangjelizimi i botës. E drejtuar nga Eddie Cloer, profesor Bible dhe
predikimi në Harding University, VPSShMB përpiqet të shpalosë Fjalën e Shenjtë
të Zotit tonë.
Konkluzioni unanim i misionarëve me eksperiencë është se të pasurit ose jo të
literaturës me temë studimin e Biblës mund të jetë një faktor që përcakton
jetëgjatësinë e bashkësive reja të kristianëve përqark globit. Fokusi
kryesor i E Verteta Për Sot, Shkolla e misionit Botëror, është publikimi i një
studimi të përmuajshëm, që synon të plotësojë këtë nevojë.
Parime dhe kritere të qarta drejtojnë përpilimin e materialeve tona, në mënyrë që
ato të qëndrojnë në përputhje me idealin e rikthimit te krishtërimi i Testamentit
të Ri. Më hollësisht,
(a) studimet tona duhet të respektojnë dhe të nxisin kishën e Testamentit të Ri
dhe, në asnjë lloj mënyre, të mbjellin frymën e përçarjes apo ta mbështesin
atë, me fjalë të tjera të nxisin dhe mbështesin organizatat fetare të
krijuara nga njeriu;
(b) materialet tona duhet të përqëndrohen në shpjegimin e hollësishëm dhe me
besnikëri të mësimeve të Biblës, si dhe në nxjerrjen e përfundimeve
praktike prej tyre;
(c) këto materiale duhet të jenë gjithmonë të qarta në prezantimin e shpëtimit
me anë të besimit, pendesës, rrëfimit të mëkateve, pranimit të Jezu Krishtit
si Zot dhe pagëzimit për faljen e mëkateve, ashtu si mësohen në Fjalën e
Perëndisë;
(d) këto materiale duhet të nxisin adhurimin e Perëndisë në përputhje me modelin e
dhënë në Testamentin e Ri dhe nuk duhet të pajtohen me asnjë lloj praktike të
"re", të krijuar nga njeriu;
(e) Këto materiale nuk duhet të nxisin "modelin amerikan" të kristianizmit,
por kristianizmin universal të Testamentit të Ri, me parimet e tij të përjetshme,
i cili mund të applikohet shumë mirë në kulturën e cilitdo komb.
Eddie Cloer,
drejtor i VPSShMB dhe editor i
E Vërteta Për Sot
David Roper,
ndihmës editor i
E Vërteta për Sot
Të vjetrit
e bashkësisë Champions Church of Christ, të
cilët mbikëqyrin aktivitetin e VPSShMB
Anëtarët e bordit
drejtues
Fondet,
personat që ndihmojnë në gjetjen e burimeve financiare
|