Skip Navigation Links




Si të përdorësh këtë faqe

Të gjitha leksionet janë në formatin Adobe® Acrobat® PDF.  Ky lloj formati riprodhon me besnikëri formën origjinale të dokumenteve, duke përfshirë edhe fontet (alfabetin, aparencën) që u përdorën në procesin e publikimit të revistave (studimeve) tona.  Si rezultat, ju mund të shtypni (printoni) materialet tona dhe ato do të jenë të lehta për t'u lexuar.  Shumica e leksioneve tona janë të rangut 100-200 Kb.  Kjo do të thotë se do t'ju duhet të prisni 1-2 minuta për marrjen e tyre nga serveri ynë dhe vendosjen në kompjuterin tuaj (download).  Për të lexuar leksionet e kësaj faqeje, ju duhet të instaloni Adobe® Acrobat® Reader® në kompjuterin tuaj.  Mund ta gjeni në seksionin Mjete për përdorimin e kësaj faqeje apo në faqen zyrtare të Adobe Corporation.

Si të shikoni një leksion dhe ta ruani (vendosni) atë në kompjuterin tuaj:
Për të parë një leksion (për këtë duhet të keni Acrobat® Reader®, versioni 2.1 apo më të ri), duhet vetëm të klikoni në titullin e tij.  Nëse dëshironi ta ruani (vendosni) leksionin në kompjuterin tuaj duke përdorur Windows®, për ta lexuar apo shtypur (printuar) më vonë, klikoni mbi titullin e leksionit me butonin e djathtë të “mouse”-it tuaj; në menunë që shfaqet, klikoni “Save target as…” ose “Save as…”.  Pas kësaj, zgjidhni një folder (dosje?) në kompjuterin tuaj, në të cilin do të ruani leksionin.  Nëse përdorni Macintosh, gjithë ç’duhet të bëni është të klikoni në titullin e leksionit.

Ju lutemi të na e komunikoni nëse kjo faqe është e dobishme për ju.  Çdo sugjerim i juaji për të përmirësuar këtë faqe është i mirëpritur.  Nëse hasni vështirësi në gjetjen e materialit që kërkoni apo për të hapur dhe parë një mësim në kompjuterin tuaj, na shkruani një email në adresën webmaster@biblecourses.com.  Me të vërtetë, duam të dëgjojmë komentet tuaja.