Shqip | عربي | Bengali | 中文 | English | Français | हिन्दी | Indonesia | Italiano | Kannada
Malayalam | मराठी | नेपाली | Português | ਪੰਜਾਬੀ | Pусский | Español | தமிழ் | Telugu
Skip Navigation Links




Çfarë është E Vërteta Për Sot, Shkolla e Misionit Botëror?

".dhe ato që dëgjove nga unë përpara shumë
dëshmitarëve, jepua njerëzve besnikë, që do të jenë të
aftë të mësojnë edhe të tjerë
" (2 Timoteut 2:2).

E Vërteta Për Sot, Shkolla e Misionit Botëror (VPSShMB), e cila ndodhet në Searcy, Arkansas, është një organizatë qëllimi i të cilës nuk është përfitimi por evangjelizimi i botës.  E drejtuar nga Eddie Cloer, profesor Bible dhe predikimi në Harding University, VPSShMB përpiqet të shpalosë Fjalën e Shenjtë të Zotit tonë.

Konkluzioni unanim i misionarëve me eksperiencë është se të pasurit ose jo të literaturës me temë studimin e Biblës mund të jetë një faktor që përcakton jetëgjatësinë e bashkësive reja të kristianëve përqark globit.  Fokusi kryesor i E Verteta Për Sot, Shkolla e misionit Botëror, është publikimi i një studimi të përmuajshëm, që synon të plotësojë këtë nevojë.

Parime dhe kritere të qarta drejtojnë përpilimin e materialeve tona, në mënyrë që ato të qëndrojnë në përputhje me idealin e rikthimit te krishtërimi i Testamentit të Ri.  Më hollësisht, (a) studimet tona duhet të respektojnë dhe të nxisin kishën e Testamentit të Ri dhe, në asnjë lloj mënyre, të mbjellin frymën e përçarjes apo ta mbështesin atë, me fjalë të tjera të nxisin dhe mbështesin organizatat fetare të krijuara nga njeriu; (b) materialet tona duhet të përqëndrohen në shpjegimin e hollësishëm dhe me besnikëri të mësimeve të Biblës, si dhe në nxjerrjen e përfundimeve praktike prej tyre; (c) këto materiale duhet të jenë gjithmonë të qarta në prezantimin e shpëtimit me anë të besimit, pendesës, rrëfimit të mëkateve, pranimit të Jezu Krishtit si Zot dhe pagëzimit për faljen e mëkateve, ashtu si mësohen në Fjalën e Perëndisë; (d) këto materiale duhet të nxisin adhurimin e Perëndisë në përputhje me modelin e dhënë në Testamentin e Ri dhe nuk duhet të pajtohen me asnjë lloj praktike të "re", të krijuar nga njeriu; (e) Këto materiale nuk duhet të nxisin "modelin amerikan" të kristianizmit, por kristianizmin universal të Testamentit të Ri, me parimet e tij të përjetshme, i cili mund të applikohet shumë mirë në kulturën e cilitdo komb.

      Eddie Cloer, drejtor i VPSShMB dhe editor i E Vërteta Për Sot
      David Roper, ndihmës editor i E Vërteta për Sot
      Të vjetrit e bashkësisë Champions Church of Christ, të cilët mbikëqyrin aktivitetin e VPSShMB
      Anëtarët e bordit drejtues
      Fondet, personat që ndihmojnë në gjetjen e burimeve financiare