Skip Navigation Links




Librat

Si të bëhesh një kristian besnik

Qysh prej fillimit, Perëndia kishte një plan të mrekullueshëm për shpëtimin e njerëzve të çdo kombi. Te Veprat 8 lexojmë për një udhëtar nga Etiopia, i cili mësoi rreth Jezusit. Menjëherë ky udhëtar u pagëzua për faljen e mëkateve, duke u bërë një «kristian», anëtar i kishëes së Krishtit. Gjatë leximit të këtij libri dhe gjatë studimit të Testamentit të Ri, që gjendet në pjesën e dytë të këtij libri, do të keni mundësinë të mësoni për Krishtin dhe për kishën e Tij. Lutemi që ju të besoni, t'u bindeni këtyre mësimeve dhe t'u tregoni të tjerëve ato që mësuat.